cover image: UDHËZUESI PËR PËRZGJEDHJEN E STUDIMEVE NË UNIVERSITETET PUBLIKE DHE PRIVATE

20.500.12592/ffbgdj6

UDHËZUESI PËR PËRZGJEDHJEN E STUDIMEVE NË UNIVERSITETET PUBLIKE DHE PRIVATE

13 Mar 2024

Të gjitha kushtet për mesataren: Në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, mund të konkurrojnë kandidatët, që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë me notë mesatare nga nota 6.5 dhe në vijim. [...] Zgjidhni llojin e formularit të aplikimit (maturantët duhet të zgjedhin A1, ndërsa kandidatët A1Z) dhe plotësoni të gjitha të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular, në të cilin ruhen të dhënat personale, si dhe të dhëna të tjera në lidhje me provimet. [...] ZVAP-të ngrejnë komisionin e këshillimit të karrierës pranë tyre dhe në institucionet e arsimit të mesëm të lartë dhe koordinojnë punën midis IAL-ve dhe institucioneve të arsimit parauniversitar (IAP) të arsimit të mesëm të lartë për promovimin dhe njohjen e nxënësve maturantë me programet e studimit që do të ofrohen në vitin përkatës akademik. [...] Në këndin e këshillimit të karrierës në çdo institucion të arsimit të mesëm të lartë afishohet lista e të gjitha IAL-ve, si dhe merren masa për krijimin e kushteve dhe të in- frastrukturës për takimet për promovimin dhe njohjen e nxënësve maturantë me programet e studimit që do të ofrohen në vitin përkatës akademik, pranë institucioneve të arsimit të mesëm të lartë dhe pa cenuar procesin mësimor. [...] Studentët që u përkasin shtresave sociale në nevojë, të regjistruar në programet e ciklit të parë të studimeve me karakter profesional dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë publik.
Pages
64
Published in
Albania
Title in English
GUIDE FOR THE SELECTION OF STUDIES IN PUBLIC AND PRIVATE UNIVERSITIES [from PDF fonts]